Zekiri pasi u dënua me burg: Unë vetëm kam zbatuar propozimin e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, do të ankohem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zekiri pasi u dënua me burg: Unë vetëm kam zbatuar propozimin e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, do të ankohem

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka thënë se dënimi me dy vjet e gjysmë burg është i pabazuar dhe se vendimin do ta ankimojë përmes ekipit ligjor.

Ai tha se në të gjithë procesin nuk është vërtetuar qëllimi i tij për të lidhur kontrata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë kam zbatuar vetëm synimet e të tjerëve, pra të Qeverisë, të cilat i ka propozuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi”, tha Muhamed Zekiri.

Advertisement
Lexo po ashtu
Muhamed Zekiri dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

“Kam përmendur në fjalën time përmbyllëse, shembujt në Qeveri, kur ngarkohet sekretari i përgjithshëm, thuhet qartë kur bëhet fjalë për zbatimin e prokurimit publik, në këtë rast nuk ka qenë, po ashtu edhe këshilltarët juridikë në Qeveri nuk kundërshtuan. Nuk kam qenë unë ai që i kam parë kontratat, por ato janë parë nga ekspertë juridikë në Qeveri dhe në asnjë moment nuk më kanë treguar që nuk duhet të firmos”, shtoi ish-sekretari i përgjithshëm.

Advertisement

Muhammed Zekiri akuzohet se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulente në vlerë të përgjithshme prej gati një milion euro, gjegjësisht ka paguar 147 mijë euro më shumë nga 795,000 eurot të dakorduara më herët./Telegrafi/

Zekiri pasi u dënua me burg: Unë vetëm kam zbatuar propozimin e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, do të ankohem shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy