Zgjedhjet lokale në Maqedoni, nesër në mesnatë skadon afati për parashtrimin e kandidaturave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë politike deri të dielën i kanë anuluar aktivitetet publike lidhur me zgjedhjet lokale 2021, të caktuar për 17 tetor, për shkak të shpalljes së tre ditë zie pas zjarrit që shpërtheu në Spitalin modular për kovid në Tetovë, me ç’rast kanë humbur jetën 14 persona. Megjithatë partitë dhe kandidatët e pavarur, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje duhet t’i respektojnë afatet e parapara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ).

Mbrëmë në mesnatë përfundoi mbikëqyrja publike në Listën zgjedhore, ndërsa nesër në mesantë skadon afati për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet deri te Komisionet zgjedhore komunale. Deri të mërkurën, 8 shtator, siç kumtoi KSHZ, 13,916 persona janë kontrolluar në Listën zgjedhore. Kanë parashtruar gjithsej 140 kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore, 31 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga Lista zgjedhore dhe 43 kërkesa për ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore. Po ashtu, deri te KSHZ-ja, në e-mail adresën [email protected] janë parashtruar gjithsej 88 kërkesa.

Në 14 shtator skadon afati kur KSHZ duhet Listën zgjedhore ta parashtrojë deri te partitë politike, të cilat megjithatë deri 1 shtator duhet të parashtrojnë kërkesa eventuale për korrigjimin e saj deri te Komisioni. Deri më 24 shtator, KSHZ duhet ta mbyll listën zgjedhore, ndërsa më së voni deri 1 tetor ta nënshkruajë.

Nesër në mesnatë skadon afati për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale deri te Komisioni zgjedhor komunale. Pjesa më e madhe e partive paralajmërojnë se kandidaturat deri te KZK do t’i parashtrojnë sot deri nga funti i ditës ose nesër. Ndërkohë, po skadon afati për parashtrimin e kërkesave deri te KSHZ-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

Advertisement

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) e përgatiti Raportin e parë nga monitorimi i raportimit mediatik për zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor për periudhën prej 7 deri 31 gusht të vitit 2021. Rezultatet nga monitorimi i ASHMAA-së kanë treguar se në këtë periudhë nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave nga Kodi Zgjedhor.

Në raportin është analizuar programi 24-orësh i kanalit të parë televiziv në Servisin publik – RTM 1 dhe të gjashtë televizioneve komerciale në nivel shtetëror të cilët kanë përfshirje mesatare javore mbi 10% – TV 24 Lajme, TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel dhe TV Tellma.

Në programet e përditshme të lajmeve, media kryesisht mbulonin temat aktuale përmes lajmeve (në seri) dhe përmes raporteve, të strukturuara qartë dhe me burime informacioni të verifikuara, por në ditarin televiziv të televizioneve të caktuara nganjëherë shfaqeshin artikuj të realizuar përmes forma të zbehta të paqarta, hibride, një kombinim i përpjekjeve informuese dhe përmbledhëse, parashikimit dhe analizës së fenomeneve më komplekse shoqërore, dhe në disa prej rasteve të tilla nuk kishte një ndarje të qartë të pikëpamjeve partiake nga pikëpamjet redaktuese profesionale.

Vetëm RTM 1 dhe TV 24 Vesti siguruan raportim në gjuhën e shenjave për personat me dëgjim të dëmtuar dhe në këtë mënyrë e përmbushën detyrimin nga neni 75 paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor.
TV Alfa, TV Sitel dhe TV Kanal 5 zhvilluan disa intervista tematike me udhëheqës/ përfaqësues të partive politike, analistë të procesit zgjedhor, disa nga kandidatët e pavarur për kryetar të Shkupit, lidhur me ambiciet për kandidaturën dhe përkatësitë e mundshme partiake. Intervistat u kryen kryesisht në njësi të veçanta aktuale të informacionit, me përjashtim të Sitel TV, i cili i vendosi intervistat brenda TV qendrore të përditshme, dhe për krahasim, dallim i rëndësishëm, madje edhe disa orësh në procesverbalin kushtuar Zgjedhjeve lokale.

Advertisement

Raportet individuale për serviset nacionale programore të cilat ishin lëndë e monitorimit janë përmbajtur në Raportin e parë të raportimit mediatik për Zgjedhjet Lokale.

Zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, të caktuar për 17 tetor, fillon më 27 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, nesër në mesnatë skadon afati për parashtrimin e kandidaturave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy