MPB Maqedoni informon se Sot (12.10.2023) Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas marrjes së kërkesës nga Qendra për Menaxhimin e Krizave për shuarjen e zjarrit në afërsi të fshatit Bllacë, ka drejtuar helikopterin Bel-412 dhe në veprim të koordinuar me zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes, është lokalizuar pjesa e zjarrit.

Nga MPB thonë se me helikopterin Bel-412 janë hedhur mbi dhjetë tonë ujë mbi zjarr.

MPB gjatë kësaj vere ka ndihmuar autoritetet zjarrfikëse në vazhdimësi për shuarjen e zjarreve, të cilët kanë qenë në numër të madh./Telegrafi/

The post Zjarri në Bllacë, janë hedhur mbi dhjetë ton ujë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";