minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Zyberi thotë se bie interesi për punësim në administratën shtetërore - Struga.info


Zyberi thotë se bie interesi për punësim në administratën shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati i Popullit, Naser Zyberi sot njoftoi se ka shënuar rritje numri i përfaqësimit të shqiptarëve në sektorin publik. Zyberi tha se numri i të punësuarve në administratë nga komuniteti shqiptar është rritur për 0.8 për qind.

“Numri i të punësuarve nga komuniteti maqedonas është zvogëluar për 0.9 për qind, dhe ky trend pra për vite me radhë vazhdon. Në raport me vitin e kaluar kur ka qenë 72.8 për qind, tani është 71.9. Në vitin 2022, përfaqësimi i komunitetit shqiptar ka shënuar një rritje te numri i të punësuarve në sektorin publik për 0.8 për qind, për dallim nga viti i kaluar ku ky përfaqësim ishte 20.6 për qind, tani është 21.4 për qind. Te komuniteti turk vërehet një rritje prej 0.1 për qind, dhe në raport me vitin e kaluar kur ishte 2.0, tani është 2.1. Komuniteti rom fatkeqësisht mbetet në nivelin e njëjtë me vitin e kaluar dhe atë me 1.3 për qind. Komuniteti vlleh ka zvogëlim prej 0.1 për qind, ndërsa komuniteti serb mbetet me përqindjen e vitit të kaluar, 1.4 për qind. komuniteti boshnjak po ashtu mbetet në përqindjen e vitit të kaluar me 0.5 për qind, ndërsa të gjitha komunitetet tjera që nuk kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike, janë të përfaqësuar në sektorin publik me 0.7për qind”, tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit./tv21.tv

The post Zyberi thotë se bie interesi për punësim në administratën shtetërore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy