Zyrtarisht shtyhet regjistrimi i popullsisë për në muajin shtator

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarisht, me 95 vota “pro”, 12 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, me çka i njëjti shtyhet për në shtator.

Kjo vjen pasi krerët e dy partive më të mëdha politike, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, ranë dakord në një takim në mes tyre, javën e kaluar.

Kërkesa e opozitës për shtyrje të regjistrimit bazohej në numrin e madh të rasteve të reja me COVID-19, por kanë mospajtim edhe për metodologjinë.

Kundër shtyrjes së regjistrimit kanë qenë vetëm partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ata thonë se procesi i regjistrimit në Maqedoni është operacion politik, e jo vetëm statistikor./Telegrafi/

Advertisement

Zyrtarisht shtyhet regjistrimi i popullsisë për në muajin shtator shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy