6 vlerat ushqyese të spinaqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
6 vlerat ushqyese të spinaqit

Keni dëgjuar që spinaqi duhet të konsumohet shpesh, ka shumë vlera ushqyese, sa më shumë aq më mirë, por doni të dini përse bëhet gjithë kjo zhurmë? Ata që thonë të gjitha këto fjalë të mira kanë të drejtë!

Më poshtë po sjellim përfitimet e spinaqit:

1. Është i pasur në vlera ushqyese, por i varfër në kalori – Tre kupa spinaq kane vetëm 20 kalori, nuk kanë yndyrë, 3 gr karbohidrate dhe 2 gr fibra. Në vetëm tre kupa spinaq ka 300% të vlerës ditore të vitaminës K që është e domosdoshme për shëndetin e kockave, gjithashtu ka dhe 40% të vitaminës C që ju duhet në një ditë, 40% të acidit folik që është shumë i rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

2. I pasur në antioksidant – Ky ushqim ka veti shumë të larta antioksiduese dhe ju ndihmon shumë në uljen e inflamacionit në trup.

Advertisement

3. Ndihmon në shëndetin e trurit – Konsumi i spinaqi ndihmon shumë kundër plakjes së trurit. Nëse jeni në moshë madhore duhet të rrisni akoma më tepër konsumin e tij

4. Ndihmon në shëndetin e syve – Luteina është përbërësi që ndihmon shumë në shëndetin e syve. Sa më shumë spinaq për të parandaluar problemet me shikimin në moshë të vonët.

Mos e gatuani!

Nëse gatuhet përvërës si luteina bien shumë. E mira është që të hahet i pagatuar, por nëse është e pamundur ta konsumoni ashtu, hidhini vetëm pak ujë të nxehtë sipër

Advertisement

The post 6 vlerat ushqyese të spinaqit appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy