A e dini se pse dhemb më shumë kur pritemi nga letra?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A e dini se pse dhemb më shumë kur pritemi nga letra?

Cila pjesë e trupit tonë ka më shumë gjasa të pritet nga letra? Përgjigjia është sigurisht gishtat. Ata janë mjaft të ndjeshëm dhe përmbajnë shumë fibra nervore të quajtura “receptorë dhimbjeje”.

 

Këto fibra nervore gjenden në numër të madh në gishta, në krahasim me pjesën tjetër të trupit tonë. Letra zakonisht e pret lëkurën në mënyrë krejtësisht të parregullt, për faktin se është e hollë dhe shkërmoqet lehtë.

 

Advertisement

Prerja që shkakton është e vogël dhe shumë sipërfaqësore, gjë që shihet nga fakti se shumë herë nuk ka fare gjak. Të dyja këto luajnë një rol në dhimbje, shkruan abcnews.al.

 

Pa gjak, nervat nuk mbrohen rreth prerjes dhe ekspozohen ndaj ajrit dhe substancave të tjera që e irritojnë atë. Pra dhimbja është më e fortë dhe mund të zgjasë më gjatë. Prerja e cekët e çrregullt shkakton lezione të vogla në lëkurë, të cilat gjithashtu kontribuojnë në dhimbje.

 

Advertisement

Ekziston edhe faktori “nuk e prisja”, i cili zakonisht vlen për prerjen e letrës. Kur dikush përdor një thikë, është mjaft i kujdesshëm, diçka që nuk ndodh me letër. Nëse diçka na kap të papërgatitur, gjithmonë dhemb më shumë, qoftë fizikisht apo mendërisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy