Çfarë të shtyu të bëhesh arkeolog? Neritan Cekaj rrëfehet në “Quo Vadis”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë të shtyu të bëhesh arkeolog? Neritan Cekaj rrëfehet në “Quo Vadis”

Një ndër arkeologët më të mirë shqiptarë, Neritan Ceka, ka rrëfyer në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se nga i lindi dëshira për tu bërë arkeolog.

Ai tha se më shumë se gjenetike, ajo ishte një dëshirë e brendshme personale. Profesor Ceka tregoi se që në vogëli shkonte nga pas babait të tij, arkeologut të madh shqiptar, Hasan Ceka, dhe se ishte i mahnitur nga e panjohura.

AI tregoi se babai shpesh i kërkonte që të mësonte gjuhë të huaja nëse do të donte të bëhej arkeolog.

Advertisement

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si lindi interesi për historinë, arkeologjinë, sa ka ndikuar babai juaj Hasan Ceka, një nga arkeologët më të mirënjohur të Shqipërisë, i cili edhe kishte studiuar në Vjenë me rezultate të shkëlqyera?

Neritan Ceka: Shtëpia jonë, ndryshe nga shtëpitë e shokëve të tjerë kishte një bibliotekë të madhe e mbushur me libra Albanologjike dhe Arkeologjike, ku unë interesohesha veçanërisht për figurat, kur shikoja figurat e skulpturave antike, rindërtimeve të skenave. Dua të them që duhet të kem patur edhe diçka të brendshme, pasi nga të katër fëmijët vetëm unë shpreha interesin për arkeologjinë. Më kujtohen dy momente, njëherë kur isha në Xherije te pronat tona, njëherë kur gjeta një monedhë bronzi ja tregova vëllezërve kur e panë më thanë kjo është pa vlerë dhe e hodha, kur ja thashë babait tha: si ju keni hedhur një objekt arkeologjik. Ajo që më lidhi tamam ishte vajtja në Apoloni në vitin 1948-të para se të shkoja në klasë të dytë, kam shkuar 6-vjeç në shkollë, dhe kur dola, se shkuam natën në një shtëpi e zbrazur nga lufta, sapo e kishin lyer ata të ndërmarrjes së ndërtimit të Fierit, ishte vila e dikurshme e Leon Reit e ndërtuar në kodrat e Apolonisë. Kur dola u mahnita, se unë vija nga qyteti nga ato rrugët me shtëpi qerpiçi të “Pazarit të ri” të Tiranës, ku ishim ne, dhe u gjenda në atë hapësirë pafund që ka kodra e Apolonisë  deri në det dhe kur zbrita poshtë ishte mëngjes herët dhe pashë gurët e habitshëm me shkronja që unë nuk i lexoja dot se e kisha mbaruar klasën e parë. Mblodha qeramikat dhe ja tregova babait, dhe ai më tregoi se si mund të lexohej antikiteti nëpërmjet gjetjeve dhe aty vendosa të bëhem arkeolog.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy