Depresioni tek artistët/ Gazetarja: Shumë këngëtarë të mirë, pas pandemisë janë diferencuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Depresioni tek artistët/ Gazetarja: Shumë këngëtarë të mirë, pas pandemisë janë diferencuar

Vera që lamë pas ka qenë mjaft e “nxehtë” në shoëbiz-in shqiptar. Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi në një postim në rrjetin social pak kohë më parë shprehu rezervat e saj për menaxherët e lokaleve, ndërsa Alban Ramosaj shprehu shkëputjen përfundimtare nga muzika.

 

Gazetarja Klotilda Haxhia në një intervistë për “Vizionin e Pasdites” në Vizion Plus me Brikena Priftin u shpreh se tregu muzikor nuk është ai që ka qenë para pandemisë. Ajo shtoi më tej se shumë artistë të mirë, pas pandemisë janë diferencuar dhe kjo ka bërë që ata të bien në depresion të thellë.

 

Advertisement

Tregu i muzikës nuk është më sic ka qenë para pandemisë, që kishte vend për të gjithë. Pas pandemisë, u bë një diferencë tek artistët. Edhe nëse ata mund të jenë më të mirët, për ta nuk ka më vend dhe kjo e bëri artin më të zymtë. Këta artistë bien në një depression të thellë dhe gjëja e parë që bën është të “zhduket””, tha ajo.

 

 

Por gazetarja shton se depresioni tek artistët ka hyrë edhe në “modë”, për të mbuluar dështimet që ata mund të kenë në karrierën e tyre.

Advertisement

 

Tani ka dalë në modë të jesh në depresion. Është asi nën mëngë për ta përdorur kur dështojnë. Depresioni ka ekzistuar dhe ekziston akoma. Edhe në vitet ’90 artistët kanë qenë në depresion dhe të varur nga droga dhe prap bënin krijime shumë të mira”, tha gazetarja.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy