“Dy vjet diferencë nga nxënësit”, Neritan Ceka: Autoriteti ka qene talent i imi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dy vjet diferencë nga nxënësit”, Neritan Ceka: Autoriteti ka qene talent i imi

Profesori i arkeologjisë dhe një nga arkeologët më të mirë shqiptarë, Neritan ceka, ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, një moment nga jeta e tij, kur sistemi e çoi në Vlorë si mësues.

Ai theksoi se edhe pse kishte një diferencë shumë të vogël me nxënësit, sërish autoriteti i tij respektohej.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Neritan Ceka: Unë kisha xhaxhain në burg më çuan në Vlorë, megjithatë meqenëse kisha dalë shkëlqyer më mbajtën në Vlorë, se unë prisja të më çonin në fshat, në Kuç ku i çonin këta me biografi të keqe. Më çuan në Vlorë në një ambient mësuesish të jashtëzakonshme. E mbaj mend atë si një nivel kulturol. Ky nivel ka patur edhe tek nxënësit, kam patur nxënës që u bën shkrimtarë, mbaruan Universitetin, kishin diferencë vetëm dy vjet nga unë. Unë isha futur 6-vjeç, kisha bërë 7-vjeçaren, u fut 8-vjeçarja.

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë për të mbajtur autoritet në atë kohë në klasë?

Neritan Ceka: Kam patur talent për autoritet, ata më shihnin si modelin e tyre të ardhshëm. Unë isha sportist, anëtar i skuadrës së volejbollit.

Pranvera Borakaj: Jeni marrë dhe me alpinizëm?

Advertisement

Neritan Ceka: Po jam marrë me alpinizëm, kam qenë kampion kombëtar për kërcim me shkop, kam qenë dhe atlet, më shikonin si atlet. Pasditet luanin bashkë volejboll, shkonim në eskursione, në plazh, pastaj si mësues isha plotësisht i drejtë.

Pranvera Borakaj: Dëgjohej çdo fjalë e juaja.

Neritan Ceka: Patjetër dhe isha gjithmonë në favor të nxënësve.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy