E enjtja rikthen temperaturat e nxehta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E enjtja rikthen temperaturat e nxehta

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në vend do të ndikojnë masa ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-8m/sek. dhe në mesditë në bregdet deri 10m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohet të pësojnë rritje me vlera nga 7 gradë Celcius në orët e mëngjesit, deri 29 gradë Celcius në mesditë.

 

Advertisement

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët, por nuk do të mugojnë vranësirat kalimtare, të cilat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.

 

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa perëndimore dhe një pjesë e asaj qëndrore do të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu. Ndryshe paraqitet situata në pjesën tjetër të kontinentit ku vlerat e larta të presionit atsmoferik do të sjellin mot të kthjellët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy