Ëndrrat tuaja po mundohen t’ju lajmërojnë për këto 7 gjëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ëndrrat tuaja po mundohen t’ju lajmërojnë për këto 7 gjëra

Ndonjëherë mund të ndjeni brenda vetes se një ëndërr që keni parë dhe i duhet kushtuar vëmendje për të interpretuar kuptimet e mundshme. Ëndrrat janë shprehje e drejtpërdrejtë dhe një metaforë e vetes sonë.

E ardhmja e mundshme

Ëndrrat mund të jenë një indikator i një të ardhmeje të mundshme. Deja vu është kur ëndërrojmë për një situatë ose një vend dhe pastaj e përjetojmë të njëjtën situatë ose një shumë të ngjashme. Ëndrrat mund të tregojnë atë që duam të kemi ose asaj që i trembemi. E rëndësishme është të kuptoni që e ardhmja është gjithmonë përpara dhe ëndrrat mund të jenë në një hap me të për sa i përket një farë saktësie.

Gjendja juaj mendore

Advertisement

Ëndrrat dalin në sipërfaqe nga thellësia e mendjes sonë. Metaforat dhe imazhet që ato krijojnë janë shprehje të drejtpërdrejta të aspekteve të ndryshme të vetes sonë,  madje edhe për pjesë të së cilës ne nuk jemi të vetëdijshëm.

Shëndeti juaj

Ëndrrat mund të flasin për shëndetin tonë në shumë mënyra, shpirtërisht, mendërisht dhe fizikisht. Ne jemi në sintoni me aspekte të ndryshme të shëndetit tonë, edhe pse jo gjithmonë jemi të vetëdijshëm. Ëndrrat ku shihni një makinë janë tregues për shëndetin tuaj. Kushtojini vëmendje gjendjes së makinës, kush është në bord dhe ku po shkon ajo.

Si po e përdorni kreativitetin dhe imagjinatën tuaj

Advertisement

Ëndrrat mishërojnë pjesë të ndryshme të mendjes dhe kreativitetit tonë. Artistët dhe krijuesit u kanë atribuuar ëndrrave shumë progres në dizajne e mënyra të shprehuri. Ëndrrat i japin subkoshiencës sonë aftësinë për të shprehur dhe për të bashkëvepruar me formacione të ndryshme.  Ëndrrat mund të zbulojnë një nga perspektivat e pafundme që ne mund të njohim brenda vetes sonë.

Rrënjët e zakoneve tuaja

Nëse ëndërroni shpesh kafshë, ana juaj e brendshme po përpiqet t’j komunikojë të vërtetën rreth zakoneve të saj. Kafshët janë të egra dhe instinktive, gjë që përshkruan dëshirat dhe nevojat tona të brendshme. Një ëndërr në të cilën ju sulmoheni ose ndiqeni nga një kafshë është zakonisht tregues i nënshtrimit tuaj ndaj zakoneve të caktuara. Kontrolli produktiv ose ndërveprimi me kafshën është tregues se i keni nën kontroll zakonet tuaja.

Zgjedhje ekspresive

Advertisement

Veshjet tona në ëndrra janë shprehje e zgjedhjeve tona në botën e zgjuar. Rrobat e gjera me ngjyra të gjalla tregojnë se jemi mendjemprehtë, gazmorë dhe pak fëminorë në mentalitetin tonë. Të qenit lakuriq tregon që ndihemi mirë me veten. Nëse kemi veshur një kostum ose uniformë pune, tregon që jemi objektivë, të orientuar drejt biznesit ose sipërmarrjes.

Shohim rritjen tonë

Vdekja në ëndërr tregon fundin e një rituali, të një cikli, të një aspekti të vetes sonë. Është e rëndësishme t’i kushtosh vëmendje faktit se kush ‘vdiq’ dhe si ‘vdiq’. Këto detaje na ndihmojnë të lidhim metaforën me formacionin specifik që po ndryshon brenda nesh./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy