Flitet kudo për të, por a e dini cilat janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga diabeti?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flitet kudo për të, por a e dini cilat janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga diabeti?

Diabeti po bëhet një patologji gjithnjë e në rritje. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, numri i personave që vuajnë nga diabeti, po shtohet edhe më shumë. Këtij numri shqetësues i shtohet edhe ai i atyre që nuk e dinë se janë diabetikë. Patologjia më e përhapur është diabeti i tipit 2. Por çfarë duhet të konsumoni në rast se vuani nga diabeti?

 

Bishtajoret, të pasura me shumë fibra: Një nga ushqimet që nuk duhet të mungojë asnjëherë në tavolinë për këdo që vuan nga diabeti dhe jo vetëm, janë bishtajoret. Ato, falë përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, ju ndihmojnë që të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Kështu që vendosja në tavolinë e thjerrëzave, bizeleve, fasuleve, dy-tri herë në javë është padyshim një zgjedhje e shëndetshme.

 

Advertisement

Fruta dhe perime: Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë asnjëherë në një dietë të ekuilibruar. Zarzavatet kanë një rol kryesor edhe në ushqyerjen e diabetikëve, sepse ndihmojnë në kontrollimin e absorbimit të sheqerit në gjak. Ideale është që të hani pesë vakte në ditë, duke shijuar “ngjyrat” dhe llojet e tyre të ndryshme. Për sa u takon perimeve, ato nuk duhet të mungojnë as për drekë dhe as për darkë. “Frutat dhe perimet janë një lloj bekimi për këdo që vuan nga diabeti”, ka thënë mjekja italiane Noli për donnamodera.com.

 

Thuajuni “po” drithërave, sidomos atyre integrale: Kushdo që vuan nga diabeti duhet të preferojë karbohidratet komplekse, të cilat gjenden te drithërat, sidomos tek ato integralet. Kështu që gatuani oriz dhe makarona integrale bashkë me perime e bishtajore dhe me vaj ulliri ekstra të virgjër.

 

Advertisement

Shmangni konsumimin e alkoolit: Alkoolin, nëse vuani pra nga diabeti ose nga mbipesha, duhet ta shmangni. Por nëse për ndonjë rast feste bëhet e nevojshme, atëherë mund të pini një gotë verë, por vetëm kaq! Ashtu siç e përmendëm dhe pak më lart, koktejet dhe pijet alkoolike përmbajnë shumë kalori, të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy