FOTOT: Porti më i ri turistik në vend merr formë, ja si do të duket Vlora për 4 vjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej disa kohësh po punohet për modernizimin e turizmit në rivierën tonë dhe Vlora është epiqendra e projekteve. Porti ekzistues industrial në qytet do zhvendoset për t’u zëvendësuar nga një port i ri vetëm për qëllime turistike.

Porti i ri turistik do të realizohet nga një “joint venture” e përbërë nga kompanitë Marina di Valona sh.p.k., Brunes sh.p.k., Ndregjoni sh.p.k., dhe “Marina Projects”. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e kryer brenda 3-4 viteve, dhe të ardhurat parashikohen në rreth 4,3 milionë euro në vit.

Marina Vlorë do të jetë emri i portit turistik, i cili do të fillojë punimet së shpejti dhe do të kontributojë gjatë të gjitha fazave të tij në ekonominë lokale dhe më gjerë. Vlora bën pjesë tek qytetet bregdetare të rajonit pa infrastrukturën e duhur detare për të pritur turizëm elitar, në një kohë që porti i ri turistik do të ketë kapacitet për rreth 500 mjete lundruese të tipit jahte, megajahte apo anije turistike. Për më tepër, Marina Vlorë do të ofrojë edhe shërbimet mbështetëse për këtë lloj flote, si furnizimin me karburant, energji dhe ujë, duke e çuar vlerën totale për komunitetin në 20 milionë euro ne vit.

Marina Vlorë është nga investimet më të rëndësishme edhe për publikun e gjerë, duke marrë parasysh mundësitë e punësimit që do të krijojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy