minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Gjel apo pulë deti? Cilin duhet të zgjidhni për mbrëmjen e fundvitit - Struga.info


Gjel apo pulë deti? Cilin duhet të zgjidhni për mbrëmjen e fundvitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjel apo pulë deti? Cilin duhet të zgjidhni për mbrëmjen e fundvitit

Këto javë të gjithë kanë një synim të vetëm; blerjen e produkteve të nevojshëm për të përgatitur darkën e ndërrimit të viteve.

Turshitë, ullinjtë, perimet e freskëta, mishi, petat e bakllavasë e arrat, të gjitha janë pjesë e listët së blerjeve.

Por mbase më i rëndësishmi është gjeli apo pula e detit. Sipas të dhënave duket se tregtia e gjelave të detit është përqendruar në zonat e Baldushkut, Ndroqit, Pezës, Vaqarrit, Farkës etj.

Duke qenë se është kthyer në një traditë të pandashme për fundvitin, tregtia e tyre është rritur me 40-50%.

Advertisement

Edhe pse në shumë raste familjarët i bien shkurt dhe blejnë gjelin, edhe pula e detit nuk mbetet pas.

Sigurisht që mes tyre ka një ndryshim themelor që nis nga mishi e shkon deri tek recetat ku duhet t’i përdorni.

Diferenca e mishit të gjelit dhe pulës së detit

Gjeli i detit shquhet për qafën e tij të dhjamosur, madje në disa zona të jugut të Shqipërisë, gusha e gjelit e pjekur i jepej mikut të shtëpisë.

Advertisement

Kjo traditë bëhej për të nderuar mikun e familjes.

Por pavarësisht zakoneve krahinore, gjeli i detit ka një sasi më të madhe dhjami.

Diçka e tillë e bën atë perfekt për këdo që preferon që përsheshi, orizi apo patatet e pjekura të dalin të shkrifa.

Nga ana tjetër pula e detit, ka një përmbajtje më të vogël dhjami, duke e bërë mishin e saj më të mbledhur.

Advertisement

Mishi i pulës gjithashtu është edhe më i kuq, krahas atij të gjelit që është pothuaj i bardhë.

Duke qenë se ka pa një sasi të vogël dhjami, mishi i pulës së detit është perfekt për personat që duan diçka më të shëndetshme.

Mishi i pulës së detit është zgjidhja perfekte nëse doni të përgatisni mesnikun e famshëm me petët e pjekura.

Një tjetër ndryshim mes këtyre dy produkteve është përgatitja e tyre.

Advertisement

Siç e përmendëm, pula e detit ka mish pak më të fortë ndaj dhe mund të kërkoj kohë pak më të gjatë gatimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy