Gratë tradhtojnë për seks, kurse meshkujt për përqafime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gratë tradhtojnë për seks, kurse meshkujt për përqafime

Mendoni se burrat tradhtojnë për seks dhe gratë për dashuri? E keni gabim. Alicia Ëalker, autore e “Jeta sekrete e gruas tradhtare”, kreu një hulumtim të gjerë dhe gjetjet e saj rrëzojnë stereotipin gjinor mbi tradhtinë.

Ajo tha: “Burrat në këtë studim shijuan seksin, por vlerësuan shumë më tepër lidhjen emocionale dhe intimitetin. Shumica dërrmuese e grave thjesht kërkonin kënaqësi seksuale.”

 

Disa nga gjetjet e saj:

Advertisement

 

Burrat tradhtojnë për intimitet, gratë për seks

 

Meshkujt janë ende të pikturuar si krijesa që nuk mund të refuzojnë seksin. Thënie si “të gjithë burrat tradhtojnë” përforcojnë supozimet e zakonshme se tradhtia është në gjenet e tyre. Por nuk është e vërtetë. Shumica dërrmuese e burrave e bëjnë këtë për të marrë intimitetin dhe vëmendjen e dëshiruar. Kur nuk e merrnin në shtëpi, ata e kërkojnë diku tjetër. Burrat duan që një grua t’i komplimentojë, lavdërojë dhe të dëgjojë edhe detajet më të rëndomta të ditës së tyre. Ata duan edhe një seks sensual, me puthje e prekje. Po ashtu, gratë duhet të arrijnë pikën kulmore që burrat të shijojnë seksin. Orgazma e partneres u jep atyre kënaqësi dhe u rrit besimin.

Advertisement

Burrat kanë nevojë për lavdërime nga partnerja që të ndihen të dëshiruar

Burrat besojnë se partneret e tyre nuk kanë interes për ta. Ata ndihen si një zhgënjim i vazhdueshëm për gratë e tyre. Dinamika e shtratit martesor u shtoi ndjenjën e dështimit pasi gratë e tyre nuk përjetonin më orgazma gjatë seksit. Të gjithë burrat thanë se gratë e tyre e shikonin seksin si një punë e përditshme që duhet përfunduar. Komentet si “Gruaja juaj është kaq me fat që ju ka” i bënë ata të ndihen më burrëror.

 

Burrat dëshirojnë monogaminë, gratë më pak

Advertisement

 

Kur bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore, burrat pikturohen si “mashtrues”. Por studimet e fundit tregojnë se një numër burrash dëshirojnë monogami dhe janë besnikë ndaj një personi, ndërsa shumë gra kanë më shumë se një partner seksual, haptas dhe fshehurazi.

 

Gratë rezultojnë të jenë më të fshehta se burrat

Advertisement

 

Teksa meshkujt janë më të dukshëm online për të kërkuar lidhje jashtëmartesore, femrat kryejnë takime intime dhe janë më të prirura të krijojë lidhje për seks. Gratë janë më të zgjuara për të menduar me kujdes detajet, që jashtë imazhi i tyre të ruhet si gruaja e përsosur. Po ashtu, femrat e dinë se çfarë duan dhe shmangin burrat që duan më shumë sesa thjesht seks.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy