Historia emocionuese/ Goditet nga infarkti, shpëtohet nga qeni i tij Pitbull

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia emocionuese/ Goditet nga infarkti, shpëtohet nga qeni i tij Pitbull

Dashuria mes tyre lindi në një ambjent ku mbahen qentë e braktisur.

Kur Cristian Buffagni e pa në sy atë qen, të racës Pitbull, 2 vjeç e gjysmë, mes tyre lindi një marrëdhënie e veçantë ku vendosi edhe ta adoptonte.

Dhe në fakt bëri mirë pasi ishte qeni në një moment kritik për shëndetin, i shpëtoi jetën.

Sipas “La Nazione”, gjithçka ndodhi në një strehë ku mbahen qentë e braktisur, ku 44-vjeçari ndjeu dhimbje të fortë në gjoks dhe ra përtokë i bllokuar nga infarkti.

Advertisement

“Tigri” (siç e kishte quajtur) ishte aty, kuptoi situatën dhe nisi të lehte duke i qëndruar pranë.

Kjo këmbëngulje e qenit i dha 44 vjeçarit forcë që të telefononte 118 dhe një vullnetar që punonte te streha e qenve.

Buffagni u transportua më pas me urgjencë në spitalin e Reggio-s ku dhe është drejt shërimit.

Një përvojë e tmerrshme që u kalua falë atij qeni me një të kaluar të vështirë, ku 44 vjeçari i ktheu dashurinë por një dashuri reciproke./VIZION PLUS/

Advertisement

Historia emocionuese/ Goditet nga infarkti, shpëtohet nga qeni i tij Pitbull shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy