Ju kujtohen kartolinat e bukura të fundvitit? Ja disa fraza që do ju bëjnë nostalgjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ju kujtohen kartolinat e bukura të fundvitit? Ja disa fraza që do ju bëjnë nostalgjik

Kartolinat e fundvitit ditët e sotme e kanë zbehur rolin e tyre dhe fokusin më të madh e kanë marrë kutitë e dhuratave, të cilat bëhen më të rëndësishme dhe të bukura nëse janë të shtrenjta.

 

Por kjo nuk është aspak e vërtetë për brezin që adoleshencën e ka kaluar 10 apo 15 vite të shkuara, për të cilët fillimi i dhjetorit, muaji i festave nënkuptonte blerjen e kartolinave për shoqet, shokët, miqtë dhe të afërmit.

 

Advertisement

Madje ato kishin një rëndësi të veçantë për njerëzit që iu dhuroheshin, sepse duhet theksuar që ishin të seleksionuar mirë.

 

Poezitë e krijuara i bënin akoma dhe më të bukura përmbajtjet e tyre. Ju kujtohen rreshtat:

 

Advertisement

“Pjatat me meze

Gotat me raki

Te uroj nga zemra

Gëzuar vitin e ri”

Advertisement

 

ose

 

“Fryu era nga përjashta

Advertisement

Tundi perdet e mëndafshta

Mos kujto se të harrova

Kartolinën ta dërgova”

 

Advertisement

"Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta...", ju

 

ose

 

Advertisement

“O pellumb o pellumb

Kartolinen mos ma humb

Se kam shkruar ca urime

Tja dergoj mesueses simeeee”

Advertisement

 

 ose

 

“Bakllavaja feta feta

Advertisement

Gjeli detit po të pret

A do vish a ta ha vetë”

 

Akoma dhe më interesante i bënin imazhet që ishin dizenjuar, personazhe të famshme si; Rubi, William Levy, Justin Bieber, Justin Timberlake, etj.

Advertisement

 

Po ju ruani ndonjë kartolinë që ju kanë dhuruar për festa vite më parë, që mund t’i ndani me ne?/Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy