
Ka reaguar sërish vajza nga Bilishti të cilës i dogjën automjetin gjatë mbrëmjes së kaluar në derën e banesës së saj.
Kjo është ngjarje e përsëritur pasi edhe pak vite më parë Deizi Arapit i është djegur një tjetër automjet.
Advertisement
Më herët e reja foli për mediat ndërsa akuzonte ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Ledion Nallbati me të cilin kishte patur një konflikt të hershëm.
Megjithatë Deizi ka reaguar sërish përmes Instagramit.
Advertisement
Së bashku me foton e automjetit të djegur Deizi shkruan “Juve ju rritet inati, mua po më rritet keshi”.
Duket se ky është një reagim për personat me të cilët e reja ka konflikte të hapura.
Advertisement