Kjo është fraza që nuk duhet ta thoni në takimin e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kjo është fraza që nuk duhet ta thoni në takimin e parë

Ka disa shenja paralajmëruese se një marrëdhënie do të hasë në vështirësi ose nuk duhet të vazhdojë që në takimin e parë. Midis tyre është fraza “Unë jam lënduar në të kaluarën dhe pres që ju të më mbroni”, sipas këshilltarit të marrëdhënieve Dave Elliott – ose të paktën një version alternativ i saj që e përcjell atë mesazh.

Në fillim mund të duket si një pranim i sinqertë i përvojave tona traumatike dhe dobësisë, por nuk është një bazë e fortë mbi të cilën mund të ndërtohet një marrëdhënie siç pretendohet.

“Nëse nuk jeni përballur me të kaluarën tuaj, ka një shans serioz që të tërhiqni dikë që definitivisht nuk ju nevojitet tani – i cili gjithashtu do të lëndohet thellë!”, shpjegon ai.

“Kjo frazë është një lutje për ndihmë për personin me të cilin po takoheni, por nëse është e nxituar, nuk do të funksionojë në jetën reale”, shton ai.

Advertisement

Sepse kur përpiqemi të hyjmë në një marrëdhënie të re me plagët e të mëparshmes të hapura, mund të mos jemi ende të disponueshëm emocionalisht dhe kjo mund të mos na lejojë të ndajmë anën më të mirë të vetes. Dhe nëse e mbajmë tjetrin në distancë për një periudhë të gjatë kohore, përfundimisht ai frustrohet, lodhet dhe pushon së përpjekuri për t’u afruar me ne. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy