Kujdes me tepricën e vitaminave, këto mund të jenë pasojat e sasisë së shtuar në trup të vitaminës D

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes me tepricën e vitaminave, këto mund të jenë pasojat e sasisë së shtuar në trup të vitaminës D

Vitaminat janë një element i rëndësishëm për mirëfuksionimin e organizmit të njeriut, por edhe teprimi i tyre sjell pasoja të rënda shëndetësore. Ndaj gjithmonë duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm me mjekët se për çfarë ka nevojë trupi ynë në përditshmëri dhe çfarë jo.

 

Në këtë artikull do të flasim për vitaminën D e cila nëse gjendet në sasi të tepruar në trup simptomat nuk i jep në mënyrë të menjëhershme. Duhet të mbajmë parasysh se vitaminat nuk merren vetëm përmes suplementeve në farmaci, por edhe përmes ushqimeve apo rrezeve të diellit ndaj shpesh sasia mund të na dalë jashtë kontrollit.

 

Advertisement

Vitamina D nuk tretet në ujë , kështu që është e vështirë për trupin që ta eliminojë atë dhe për rrjedhojë ajo grumbullohet.

 

Disa nga simptomat që shkakton teprica e vitaminës D janë:

 

Advertisement

Hiperkalcemi: Që nga momenti që komponimi lëshohet në trup, ai fillon të rrisë përthithjen e kalciumit në zorrët. Kjo shkakton hiperkalcemi. Zona të tjera të prekura janë organet e buta si mushkëritë, veshkat dhe zemra. Gjithashtu mund të shkaktojë konfuzion, kapsllëk, të vjella, ankth dhe depresioni, lodhje të muskujve dhe dhimbje kockash.

 

Doza e rekomanduar ditore e vitaminës D duhet të jetë më pak se 4000 IU (100 mcg).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy