Ky është 41 vjeçari që priti të dashurën e tij 10 ditë në aeroportin e Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditët e sotme ku çdo aspekt i jetës është përqendruar në jetën digjitale, duket se ndërtimi i marrëdhënieve romantike të sinqerta është kthyer në një sfidë të vërtetë. Ndonëse rrjetet sociale kanë pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e komunikimit në çift, sidomos për njerëzit që jetojnë në distanca të mëdha fizike nga njëri-tjetri, duket se ka po ashtu edhe mashtrime. Fenomeni i mashtrimet në fazën e njohjes në rrjete sociale në platforma si “Tinder” po bëhet gjithnjë e më problematik pasi njerëzit e kanë të vështirë të besojnë nëse personi me të cilin po flasin është real apo pjellë e inteligjencës artificale. Dhe në rastet se ata janë të bindur se nuk po flasin me një robot elektronik, kanë frikën se partneri i tyre digjital nuk duket si në foto ose po gënjen sa i përket informacineve thelbësore rreth jetës së tij personale.

 

Këtu lind pyetja jonë: A mund të krijosh një lidhje të vërtetë në distance e cila mund t’i rezistojë kohës?

 

Advertisement

Në vijim duam të ndajmë me ju historinë e 41 vjeçarit Aleksander Pieter Cirk i cili fluturoi nga Hollanda në Kinë për të takuar Zhang-un, të dashurën që e kishte njohur në internet. Aleksandri kishte vendosur t’i bënte partneres së tij një suprizë të bukur duke udhëtuar në vendin e saj të lindjes. Pasi zbriti nga avioni, ai priti 10 ditë në aeroportin e Kinës por e dashura e tij nuk erdhi asnjëherë. Përveç kësaj, ajo nuk iu përgjigj asnjë mesazhi apo telefonate nga ana e Aleksandrit. Pas ditëve të gjata të pritjes, romantiku i pashpresë u detyrua të largohej dhe u shtrua në spital për shkak të lodhjes së tejskajshme, pagjumësisë dhe dehidratimit.

`

Ditë pas ngjarjes, Zhang doli në një intervistë televizive pasi lajmi u bë mjaft viral nga punonjësit e aeroportit.

Ajo tha publikisht: “Ne kishim avancuar në marrëdhënien tonë romantike, por u habita kur një ditë më dërgoi foto të biletave të avionit. Une mendova se po tallej ndaj nuk shkova për ta pritur.”

Advertisement

Në intervistë, Zhang gjithashtu shpjegoi që gjatë atyre ditëve, i ishte nënshtruar një operacioni plastik në një qytet tjetër dhe se telefoni i saj ka qëndruar gjatë gjithë kohës i fikur.  Ajo tha se ishte ende e interesuar për t’i dhënë një tjetër shanc lidhjes së tyre, por sipas Aleksandrit kjo ishte thjesht e pamundur. Pasi doli nga spitali ai u largua për në vendin e tij dhe nuk shkeli më kurrë në Kinë. Mesa dimë, çifti nuk ka komunikuar më që pas këtij episodi. Disi tragjike, apo jo?/Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy