Mbaruan ditët e verës? Njihuni me parashikimin e motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbaruan ditët e verës? Njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike. Gradualisht mbi vendin tonë parashikohet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshem.

 

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe veri reshjet hera-herës fitojnë intensitet deri mesatar.  Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek,  shoqëruar me valëzim në dete i forcës 2 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rënie në të dyja vlerat nga 9 gradë deri në 24 gradë  Celcius.

 

Advertisement

Rajoni i Ballkanit per ditën e nesërme pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu të cilat hera-herës në pjesën veriore dhe perëndimore do të jene edhe në formën e shtrëngatave.

 

Europa Perëndimore ajo qëndrore dhe ishujt Britanik do të ndikohen nga masa ajrore të paqëndrueshme, mot i vranët shoqëruar me reshje shiu. Ndërsa Europa lindore dhe brigjet e Egjeut do të ndikohen nga masa ajrore të qendrueshme ku do të mbizotërojnë oret me diell.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy