Me seks mund t’i thoni STOP plakjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me seks mund t’i thoni STOP plakjes

Seksi nuk është vetëm argëtim dhe lojë. Shkenca thotë se ka shumë përfitime të pabesueshme shëndetësore. Marrëdhëniet seksuale mund të lehtësojnë stresin, përmirësojnë gjumin, ulin presionin e gjakut, rrisin imunitetin tuaj dhe sigurisht që ju ndiheni më të lidhur me partnerin.

 

Tani, studimet na tregojnë se lajmi i mirë nuk është vetëm ky: Të kesh marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë mund të të ndihmojë të jetosh edhe më gjatë. Për një javë, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko gjurmuan jetën seksuale të një grupi prej 129 nënave që ishin në një marrëdhënie.

 

Advertisement

Pjesëmarrësit dhanë raporte ditore për kënaqësinë e tyre, si dhe se sa shpesh ata kryenin marrëdhënie me partnerët e tyre. Studiuesit gjithashtu morën mostra të gjakut nga gratë, duke analizuar qelizat për treguesit e plakjes. Kur krahasuan raportet e grave me mostrat e tyre të gjakut, ata gjetën një fakt interesant. Nënat që kishin marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre të paktën një herë gjatë javës kishin “telomere”, që mbron ADN-në, që zgjaste më shumë sesa ata që kryenin marrëdhënie më pak. Seksi gjithashtu ndikon në lumturinë e marrëdhënies tuaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy