Probleme shëndetësore për gratë që kalojnë një periudhë të gjatë pa seks

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një eksperte seksi zbuloi se kur gratë kalojnë një periudhë të gjatë pa kryer marrëdhënie seksuale mund të përjetojnë probleme shëndetësore. Nadia Bokody, nga Australia shpjegoi se çfarë ndodh me organet gjenitale kur seksi mungon për një kohë të gjatë.

“Termi mjekësor për të është ‘vazokonstriksion’, që është ngushtimi i enëve të gjakut, duke shkaktuar ulje të rrjedhës së gjakut në këtë pjesë të trupit. Kur jemi të eksituar, gjaku nxiton në indet përreth organeve gjenitale, duke bërë që ato të fryhen. Nëse nuk e lehtësojmë atë ënjtje, mund të ndihet sikur kemi dhimbje. Gratë mund të ngatërrojnë dhimbjen e pasivitetit seksual me dhimbjet menstruale”, sqaroi ajo.

Advertisement

Sipas ekspertes së seksit, mungesa e seksit mund të ketë ndikim negativ edhe tek sistemi ynë imunitar dhe tek epshi.

 “Teksa nuk është e pazakontë që stresi të shkaktojë humbje të interesit në seks, të bësh më pak seks gjithashtu mund të rrisë hormonet e stresit, duke na bërë të ndihemi më pak të relaksuar dhe të kënaqur. Në fakt, një studim zbuloi se çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale para punës janë më të përqendruar”, shtoi ajo.

Advertisement

Gjithashtu, njerëzit që argëtohen poshtë çarçafëve kanë më pak shanse të ftohen apo sëmuren me grip.

Nga ana tjetër, gratë që po kalojnë menopauzën dhe nuk bëjnë seks për një kohë të gjatë, mund të përjetojnë dhimbje dhe thatësi kur rikthehen tek marrëdhëniet intime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy