Mos u torturoni më/ Si të largoni dhimbjen menstruale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mos u torturoni më/ Si të largoni dhimbjen menstruale

Dhimbjet e menstruacionve janë vërtet të padurueshme për çdo femër dhe i bëjnë ato krejtësisht të pafuqishme. Megjithatë, duhet të keni kujdes e të bëni kontrolle te mjeku nëse keni dhimbje të tilla të forta, ngase këto dhimbje të forta mund të jenë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor siç është endometrioza apo infeksioni i mitrës.

 

Në të kundërt ndiqni këshillat e mëposhtme dhe do të kaloni një cikël më të qetë.

 

Advertisement

Konsumoni më tepër karota apo ushqime që përmbajnë karoten dhe vitamina A dhe C, këto elemente ndihmojnë lehtësimin e rrjedhjes së ciklit menstrual. Gjithashtu bëni mirë t’u rezistoni çokollatave dhe biskotave pasi sheqeri dhe yndyra rrit nivelin e estrogjenit, i cili u përgjigjet dhimbjeve të tilla.

 

Bëni një dush të nxehtë pasi i nxehti i bën mirë trupit dhe dhimbja do të reduktohet goxha nëse bëni një dush më ujë të nxehtë.

 

Advertisement

Gjatë këtyre ditëve rekomandohet të pini ujë sa më shumë dhe të mos konsumoni pije alkoolike.

 

Çajra të ndryshme të ngrohta do t’iu vijnë në ndihmë në këtë periudhë të vështirë pasi ato kanë ndikim relaksues.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy