Moti, e diel 2 maj 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë. Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 2-3 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rritje të ndjeshme në vlerat minimale dhe pa ndryshim në vlerat e mesditës nga 14° deri në 30°Celcius

Një qendër e presionit të ulët e pozicionuar në veri të detit Adriatik do të ndikojë mbi gadishullin e Ballkanit kryesisht në zonën veriore dhe perëndimore të tij. Këto zona parashikohen me mot të vranët dhe reshje shiu ndërsa pjesa tjetër e Rajonit do të ketë mot kryesisht të kthjellët por edhe prezencë të vranësirave kalimtare.

Gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut si dhe Europa Veriore do të kenë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Ndryshe paraqitet situata sa i përket europës qëndrore asaj lindore, dhe ishujt britanik ku moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy