Natyra i ka bërë bashkë, “Gashjanët e Vihrenit” tregojnë aventurat: Kjo është majat më e lartë që kemi ngjitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Natyra i ka bërë bashkë, “Gashjanët e Vihrenit” tregojnë aventurat: Kjo është majat më e lartë që kemi ngjitur

“Gashjanët e Vihrenit” janë katër shokët nga Prizreni që janë bërë të njohur për aventurat e tyre në natyrë.

Ata kanë qenë të ftuar në “Vizionin e Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, ku kanë treguar për aventurat e tyre në male.

Shokët kanë rrëfyer se bashkë njihen që më herët, por është natyra ajo që i mban më afër, teksa kanë shpjeguar edhe si lindi ideja për emrin e tyre.

“Gashjanët e Vihrenit” është një histori më vete, ne nuk jemi asnjëri Gash. Ka qenë një udhëtim në një bjeshkë, quhet maja e Vihrenit në Bullgari, aty është bërë një gabim, që në vend të thirrej Bytyqi, u thirr Gash dhe ne e lamë, nuk e korrigjuam. Më pas u kthyem, hapëm një faqe dhe mbeti. Ky emër daton që dy vite, por asnjë nga ne nuk është Gash”, treguan ata, teksa ndanë pak edhe nga përditshmëria e tyre.

Advertisement

“Të gjithë jetojmë në Prizren, por jemi nga rrethina të Prizrenit, çdo ditë rrimë bashkë, pimë kafen e mëngjesit, pastaj edhe bjeshka, aty ku bashkohemi na relakson.

Veç nesh që njihemi, edhe gratë tona janë bërë shoqe, i quajmë me shaka gashianka.

Ne zakonisht i marrim vendimet me vota, por kur jemi dy e dy i japim të drejtën e votës personit më të vjetër”, thanë ata.

Të katërt shokët ranë dakord se maja më e vështirë që kanë ngjitur ka qenë Kilimaxharo, teksa rrëfyen edhe se më çfarë janë përballur gjatë rrugës. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy