
Pasditet e fundjavave të Vizion Plus do të “ndriçojnë” edhe një herë nga ngjyrat dhe tingujt e stinës, të shkrira në një program të motivuar nga fashion and beauty.
Në Pritje të Miss Universe është një branded content magazine, që shoqëron dhe zbulon pjesmarrëset e konkursit të përvitshëm të bukurisë, Miss Universe (national election).
I vendosur në një kontekst reality/factual, vajzat aspirante, na njohin me jetën e tyre, pasionet dhe mendimet teksa angazhohen në ato që do të jenë disiplinat e konkursit.
Programi zhvillohet në mjedise të hapura, tërheqëse dhe piktoreske duke kombinuar bukurinë e personalitetit të vajzave me bukuritë natyrore të vendit.
Takimi me këtë reviste mode dhe bukurie është çdo të shtunë dhe të diel ora 18:15, për 4 javë, deri më 20 dhe 21 Maj, per t’i lënë vendin javëve kur do te zhvillohen netët gjysmë-finale (25 Maj) dhe finale (1 Qer.) eksluzivisht në Vizion Plus.