Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk duhet t’ju mungojnë në garderobë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk duhet t’ju mungojnë në garderobë

Stina e vjeshtës është shumë afër dhe ndaj tani do të na duhet të fillojmë të mendojmë për garderobën e këtij sezoni.

Blerjet e tanishme duhet të përshtaten edhe stinën që na pret dhe pse jo të përfitojmë edhe nga uljet që mund të gjejmë akoma në dyqane.

Megjithatë përpara se të nisni blerjet duhet të keni parasysh se 6 gjëra të domosdoshme nuk duhet t’i mungojnë garderobës tuaj.

Pantallonat në ngjyrë të argjendtë

Advertisement

Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk

Kjo ngjyrë është në kulmin e modës prej kohësh, por këtë vjeshtë ky do të jetë modeli që do ta bëjë pamjen tuaj të shkëlqejë në çdo kohë.

Bluzë me dantella

Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk

Advertisement

Në një periudhë kalimtare si vjeshta, kur nuk dini kurrë çfarë të vishni, këmisha dhe bluzat me dantella mund t’ju ndihmojnë shumë për t’i dhënë një ndryshim super ‘wow’ pamjes tuaj.

Atlete

Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk

Sigurisht që nuk ka vjeshtë pa atlete. Këtë vjeshtë do të ketë një rikthim në modë të stilit të atleteve ‘Mexico 66’. Kështu që sigurohuni t’i keni një palë të tilla në garderobë.

Advertisement

Rrip ngjyrë kafe

Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk

Po ashtu këtë vjeshtë do të shohim një rikthim të rripave të trashë në ngjyrë kafe. Ideal për t’u kombinuar me një fund xhins, pantallona apo fustan të çdo gjatësie.

Çizme deri poshtë gjurit

Advertisement

Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk

Çizmet janë një nga gjërat që gjejnë përdorim më së shumti në stinën e vjeshtës. Me gjatësi deri afër gjurit dhe kombinuar me një fund ose fustan të shkurtër, do ju tregonte shumë elegante.

Bizhuteri argjendi

Nëse po mendoni për blerjet e vjeshtës këto 6 gjëra nuk

Advertisement

Dhe nëse në funksion të sezonit të ri po mendonit të rinovoni koleksionin tuaj të bizhuterive, investoni në bizhuteri argjendi. Ato janë gati të pushtojnë koleksionet e reja 2023.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy