Njihuni me parashikimin e motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ne pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, dhe hera-herës mesatare deri në 10-12m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë. Në fushën termike pritët një rënie e lehtë e temperaturave në të dyja vlerat nga 13 në zonat malore në orët e mëngjesit deri në 30 në vlerat e mesditës.

Pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare. Ndërsa pjesa lindore parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimsh dhe vranësirash të cilat në orët e mesditës do të shoqërohen me shtrëngata shiu lokale.

Sa i përket Kontinentit Europian, europa veriore dhe pjesërisht ajo qëndrore parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe rreshje shiu por edhe intervale të shkurtra me diell. Ndryshe paraqitet situata në Gadishullin Iberik, Gadishullin Apenin dhe brigjet e Egjeut ku do të mbizotërojnë orët me diell edhe pse do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy