Nuk ka nevojë të shpenzoni shumë me produkte farmaceutike, 6 ushqimet që mbrojnë flokët në sezonin e rënies

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ka nevojë të shpenzoni  shumë me produkte farmaceutike, 6 ushqimet që mbrojnë flokët në sezonin e rënies

Është shumë e zakonshme mes vajzave dhe grave të rendin nëpër farmaci e qendra estetike për të gjetur produktet e duhura për flokët. Por disa ekspertë ushqimi, sugjerojnë se janë disa produkte të cilat natyralisht krijojnë një mburojë shëndeti për flokët tuaj.

 

Më poshtë, do të gjeni gjashtë ushqime të cilat ndihmojnë për të pasur flokë të shëndetshëm.

 

Advertisement

1-Spinaqi

Është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.

 

2-Farat e kungullit

Advertisement

 

Janë një burim i mirë i zinkut, një element që ka për qëllim të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.

 

3-Avokado

Advertisement

 

Është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues.

 

4-Patatja e ëmbël

Advertisement

 

Është një burim i mirë i biotinës ose vitaminës B7. Ky produkt i bën flokët më të shëndetshme dhe më të dendura.

 

5-Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë

Advertisement

 

Janë të pasura me vitaminë C, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj të ushqimit të përditshëm. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy