Oraret e përshtatshme kur mund ta konsumoni kafen dhe benefitet që përfitoni prej saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Oraret e përshtatshme kur mund ta konsumoni kafen dhe benefitet që përfitoni prej saj

Sipas një studimi nëse gjëja e parë që konsumoni në mëngjes është kafja, atëherë ju vetëm do të ndiheni më të lodhur.

Sipas trajnerit Max Lowery, rekomandohet që ajo të konsumohet rreth orës 9:30 dhe 11:30 të mëngjesit, në mënyrë që të ndiheni më të freskët para një takimi apo më të fuqishëm para stërvitjeve fizike.

Kafeina ndihmon në përforcimin e performancës dhe nivelet tona të kortizolit arrijnë majat mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, prandaj është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangni konsumimin e kafes.

Por, përveç se duhet të shmangni konsumimin e kafeinës në mëngjes, kafja duhet të shmanget edhe gjatë orëve të vona të ditës sepse kafeina ka një jetëgjatësi prej gjashtë orësh.

Advertisement

Prandaj, nëse zgjidhni ta pini një kapuçino në orën 16:00, ju ende do t’i keni në sistemin tuaj 50 mg kafeinë deri në orën 22:00.

Por prej kafes mund të kemi edhe disa benefite:

Rrit nivelin e energjisë- Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina.

Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fortë.

Advertisement

Djeg yndyrat- Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.

Përmban vitamina të ndryshme,  të cilat janë të nevojshme për trupin tonë. Disa nga vitaminat të cilat i përmban kafeina janë, Vitamin B2, Vitamin B5, Vitamin B3 etj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy