Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i Oscars nuk do të jetë i kuq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i Oscars nuk do të jetë i kuq

Shumë gjëra në lidhje me çmimet e Akademisë kanë ndryshuar gjatë viteve, por për gjashtë dekadat e fundit ka pasur të paktën një element konstant: Tapeti i kuq. Ngjyrat kanë ndryshuar gjatë viteve, por gjithmonë ka qenë një nuancë e kuqe, rregull i cili do të pësojë ndryshim në këtë vit.

 

 

Të mërkurën jashtë Teatrit Dolby në Hollyëood, punëtorët hapën një tapet me ngjyrë shampanje duke lënë ‘gojëhapur’ të gjithë.

Advertisement

 

 

Vendimi për të ndryshuar ngjyrën erdhi nga konsulentet krijuese Lisa Love, një bashkëpunëtore e vjetër e Vogue, dhe Raul Avila, drejtori kreativ i Met Gala-s magjepsëse në Nju Jork.

 

Advertisement

 

Këtë vit tapeti do të mbulohet, pjesërisht për të mbrojtur yjet dhe kamerat nga moti, por edhe për të ndihmuar në shndërrimin e ardhjeve në një event mbrëmjeje.

 

 

Advertisement

Për Love, ka pasur gjithmonë një shkëputje midis kodit të veshjes elegante të kravatës së zezë dhe faktit që është mesdite kur njerëzit mbërrijnë për t’u fotografuar në dritën e ditës. Me një qilim të mbuluar, ata mund ta ndryshojnë atë duke hequr dorë tapeti i kuq që e ka shoqëruar këtë event prej vitesh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy