Princ Harry rrëfen periudhën e tij të errët: Meghan më dha një leksion të mirë mbi racizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Princ Harry rrëfen periudhën e tij të errët: Meghan më dha një leksion të mirë mbi racizmin

Marrëdhënia e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle është një ndër më të komentuarat në rrjet dhe jo vetëm. Pas shumë trazirave dhe tituj lajmesh që kanë bërë xhiron e botës, më në fund Princ Harry ka vendosur të tregojë një tjetër anë të partneres së tij.

 

Ai shprehet se ajo e ka bërë një njeri më të mirë dhe e ka ndihmuar që të dal nga bota e tij në të cilën kishte “ngecur”.

 

Advertisement

 “Gruaja ime më shpëtoi. Unë isha i mbërthyer në këtë botë, dhe ajo ishte nga një botë tjetër dhe më ndihmoi të dilja nga e imja”, tha Princi Harry. “Partnerja ime është një qenie njerëzore nga e cila kam marrë shumë”, shtoi ai.

 

Ai theksoi se bashkëshortja e tij i kishte dhënë dhe një leksion të mirë mbi racizmin.

 

Advertisement

Më herët, në janar 2020, Princi Harry dhe Meghan Markle dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore dhe ndryshimin e bazës nga Mbretëria e Bashkuar në Los Angeles, SHBA. Në atë kohë ato fajësuan mediat për shkrimet raciste dhe të njëanshme kundër Meghan.

 

 “Vendimi që morëm unë dhe gruaja ime për tu tërhequr nuk ishte i lehtë. Ishin kaq shumë muaj bisedime dhe shumë vitesh sfidash. Dhe e di që nuk kam bërë gjithmonë si duhet, por për sa i përket këtij vendimi, në të vërtetë nuk kishte alternativë tjetër”, tha Princi Harry në fjalimin e tij të lamtumirës ndërsa dha dorëheqjen nga detyrat e anëtarëve të lartë mbretërorë.

 

Advertisement

Princi Harry dhe Meghan Markle u takuan në vitin 2016 dhe u martuan në vitin 2018. Pas dorëheqjes në janar 2020, Harry publikoi kujtimet e tij që hedh mbi dritën e temave të ndryshme duke përfshirë ankesat e tij për familjen mbretërore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy