Sekretet e elbasanllinjve për Tavën e Kosit, pjatën unike shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretet e elbasanllinjve për Tavën e Kosit, pjatën unike shqiptare

Një gatim radicional në qytetin e Elbasanit është edhe “Tava me kos” (Tavë Elbasani) dhe e tillë njihet edhe jashtë kufijve. Kjo recetë është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve, jo vetëm në Elbasan.

Sekreti i kësaj pjate qëndron tek marinimi i mishit dhe përzierja e erëzave me të cilat lyhet mishi. Madje, kjo është edhe origjina e krijimit të saj. Dikur, mishi I dashit marinohej me kos dhe prej kësaj faze receta u tjetërsua në tavë me kos. Sot ajo gatuhet me të gjitha llojet e mishrave.

Fillimisht mishi piqet në furrë vetëm, sa për të marrë një ngjyrë dhe për të lëshuar lëngun e zierjes së parë. Më pas, laget bollshëm me lëngun që përgatitet nga përzierja e vezëve, miellit dhe sasisë së konsiderueshme të kosit e piqet përsëri.

Piqet në furrë dhe pasi hiqet shërbehet e vakët. Përdoret më dendur në stinën e pranverës dhe të verës.

Advertisement

Përbërësit për 4-5 vetë:

– Kos 1.5 litra

-Mish qingji ose keci 1 kg

(mund të përdoret dhe lloj tjetër mishi)

Advertisement

– Oriz gjysmë filxhani kafeje

– Vezë të freskëta 3-4 kokrra

– Miell 4 lugë gjelle

– gjalp

Advertisement

– vaj ulliri

– kripë

Përgatitja:

Në një tavë balte vendosim mishin të ndare në racione, vajin, kripen, orizin dhe pak ujë. Tava vendoset në furre të piqet. Ndërkohë në një tas të madh rrihen vezët me pak kripë dhe shtohet mielli pjesë pjesë duke u rrahur me vezët, deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Pastaj shtohet kosi duke u përzier. Duhet pasur parasysh që përbërësit e mësipërm të jenë në temperaturen e ambjentit. Pasi piqet mishi e lëmë të ftohet pak dhe më pas i shtohet lugë lugë masa e përgatitur dhe përzihet mirë. Është shumë e rëndësishme që temperatura e të gjithë përbërësve të jetë e njëjtë, se ndryshe pritet dhe masa bëhet me kokërriza. I vendosim sipër gjalpin dhe e fusim në furrë të piqet deri sa pjesa e sipërme të zërë një kore të kuqërremtë. Tava nuk konsumohet e nxehtë, duhet të ftohet dëri sa të jetë e vaket. Masa duhet të qendrojë e njëtrajtshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy