Shqipëria, destinacion “COVID FREE”: Qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria, destinacion “COVID FREE”: Qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin.

Sipas vendimit me anë të këtij fondi do të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare si një destinacion mikpritës ‘COVID FREE’. Ky vendim i Këshillit të Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit.

Vendimi vjen në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit  përcaktuar për këtë vit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy