Të dashura mama na thoni çfarë shenje keni, t’ju tregojmë pikat e forta dhe të dobëta sipas astrologëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të dashura mama na thoni çfarë shenje keni, t’ju tregojmë pikat e forta dhe të dobëta sipas astrologëve

Yjet kanë ndikim në çdo fushë të jetës, madje edhe në llojin e mamasëqë jeni apo do të jeni një ditë në të ardhmen. Mënyra sesi do të silleni apo do të veproni ndikohet pjesërisht prej tyre, prandaj mos humbni kohë e hidhuni një sy parashikimeve tona.

 

DASHI

 

Advertisement

• Pikat e forta si nënë : besimi, vetëkujdesi, forca dhe guximi
• Pikat e dobëta si nënë : konkurrenca, vaniteti dhe egocentrizmi
• Stili prindëror : Dashi është shenjë e vendosur, kjo gjë karakterizon edhe stilin tuaj prindëror. Në çdo femër Dash fshihet një divë dhe besimi në vetvete nuk do ju lërë kurrë në baltë në raport me fëmijët. Investoni shumë energji në familje.

 

DEMI

• Pikat e forta si nënë : stabiliteti, shija e mirë, impenjimi maksimal për mirëqenien e fëmijëve
• Pikat e dobëta si nënë : materializmi, vaniteti, çrregullimet e humorit.
• Stili prindëror : Mamaja Dem di të jetë e këndshme, por edhe e rreptë në të njëjtën kohë. Jeni nënë krijuese, nuk u trembeni ndryshimeve sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj. Ju pëlqen që fëmijët t’ju idelaizojnë.

Advertisement

 

BINJAKËT

 

• Pikat e forta si nënë : origjinale, gazmore, e shkathët dhe mendjehapur
• Pikat e dobëta si nënë : mungesa e kufinjve, padurimi, kundërshtimi i vazhdueshëm
• Stili prindëror : Komunikimi është arma juaj më e fortë dhe mundoheni që këtë ‘’dhunti’’ t’ua transmetoni edhe femijëve tuaj. U pëlqen të bëni plane dhe nuk lini asgjë për në minutën e fundit.

Advertisement

 

GAFORRJA

• Pikat e forta si nënë : ndjeshmëria, shija e mirë, përkushtimi dhe mirësia
• Pikat e dobëta si nënë : çrregullimet e humorit dhe sensi i tepruar i mbrojtjes
• Stili prindëror : Instikti amësor i Gaforres është i shkruar në ADN-në e saj. Mundoheni të ruani gjithmonë ekuilibrat ndërmjet rolit si nënë dhe asaj si mike për fëmijëjt tuaj.

 

Advertisement

LUANI

 

• Pikat e forta si nënë : origjinaliteti, sensi i të qenit lider, vetëbesimi i lartë dhe gjallëria.
• Pikat e dobëta si nënë : egocentrizmi, sindroma e Polianës (shikoni vetëm apektet pozitive të gjërave)
• Stili prindëror : Nëna Luan ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e saj. I pëlqen të ketë situatën gjithmonë nën kontroll dhe komunikon me fëmijët për çdo gjë.

 

Advertisement

Të dashura mama na thoni çfarë shenje keni, t'ju

 

VIRGJËRESHA

 

Advertisement

• Pikat e forta si nënë : arsyetimi, sensi i organizimit, shija e mirë
• Pikat e dobëta si nënë : mania për të kritikuar,mbi-analizim i panevojshëm
• Stili prindëror : Mamasë Virgjëreshë i pëlqen të kontrollojë dhe të planifikojë gjithçka, që nga gjërat më bazike deri te planet e mëdha. Jeni kurioze nga natyra dhe doni që të eksploroni gjëra të reja me fëmijët.

 

PESHORJA

 

Advertisement

• Pikat e forta si nënë : shija e mirë, sensi i së drejtës, durimi
• Pikat e dobëta si nënë : snobizmi, vaniteti , materializmi
• Stili prindëror : Mëmësia është një lloj terapie që ju ka ndihmuar të dilni nga kaosi ku gjendeshit dhe të gjenit paqen e brendsshme. Duke rritur fëmijët jeni rritur dhe ju si individ. Durimi është pika juaj më e fortë.

 

AKREPI

 

Advertisement

• Pikat e forta si nënë : forca, intuita, vullneti, kapaciteti për t’u përshtatur
• Pikat e dobëta si nënë : mania e kontrollit, paranoja, tendenca për të marrë gjithmonë fajin
• Stili prindëror : Mamaja Akrep është nje depo energjish, një miks që variojnë nga kureshtja deri te mania e kontrollit. Jeni shumë mbrojtëse me fëmijën tuaj.

 

SHIGJETARI

 

Advertisement

• Pikat e forta si nënë : aventura, sensi i humorit, përkushtimi dhe ndjeshmëria
• Pikat e dobëta si nënë : padurimi, spontaniteti i tepruar
• Stili prindëror : Jeni shpirti më i lirë i zodiakut dhe mëmësia është një eksperiencë që ju ka ndryshuar. Jeni një nënë e përkushtuar dhe shumë e ndjeshme.

 

BRICJAPI

 

Advertisement

• Pikat e forta si nënë :aftësia planifikuese, shija e mirë, koherenca
• Pikat e dobëta si nënë :
mbi-analizimi i panevoshëm, pesimizmi 
• Stili prindëror :
Jeni të aftë të jeni nënë dhe baba për fëmijën tuaj. Duke qenë se udhëhiqeni nga Saturni, ju pëlqen të planifikoni çdo gjë.

 

UJORI

 

Advertisement

• Pikat e forta si nënë : mendjehapur, sensi i së drejtës dhe gjallëria.
• Pikat e dobëta si nënë : vendosja e kufinjve,padurimi
• Stili prindëror : Jeni shumë spontane, por me raste edhe cinike sipas nevojës. E urreni monotoninë dhe nuk dini të jeni kurrë e mërzitshme për fëmijën tuaj.

PESHQIT

 

• Pikat e forta si nënë : imagjinata e zhvilluar, mirësia dhe dhembshuria
• Pikat e dobëta si nënë : paqëndrueshmëria, ndjenja e fajit
• Stili prindëror : Një mama sirenë! Mamaja Peshqit është një sirenë lozonjare, por me këmbë në tokë. Investon shumë në familje dhe i pëlqen të krijojë një strehë sa më të ngrohtë për fëmijët e saj./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy