Tre shenja që tregojnë “moshën” e trurit tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre shenja që tregojnë “moshën” e trurit tuaj

Gjendja juaj shëndetësore, mënyra e jetesës dhe personaliteti ndikojnë në moshën e trurit tuaj. E thënë thjesht, mendja juaj mund të jetë shumë më e re ose shumë më e vjetër se mosha juaj biologjike ose nga sa mendoni!

Provat shkencore zbulojnë tre fakte që e mbajnë trurin tuaj shumë të ri.

 Ndiheni më të rinj se mosha juaj

Mos e nënvlerësoni mënyrën se si ndiheni për moshën tuaj. Hulumtimet nga Universiteti Kombëtar i Seulit kanë treguar se njerëzit që ndihen më të rinj se mosha e tyre biologjike kanë më pak shenja të plakjes me kalimin e viteve.

Advertisement

Ju flisni gjuhë të huaja

Ata që flasin gjuhë të huaja duket se e “sfidojnë” trurin që të prodhojë energji, gjë që e ndihmon atë të qëndrojë i ri. Këtë, të paktën, e kanë treguar hulumtimet përkatëse nga studiues kanadezë dhe spanjollë.

Meditoni

Është një praktikë që ju ndihmon të përqendroheni në të tashmen dhe të ruani lëndën gri të trurit tuaj, e cila është çelësi për forcimin e kujtesës, sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë.

Advertisement

Nga ana tjetër, shkenca ka zbuluar edhe shenjat e një truri që tenton të plaket para kohës së tij. Midis tyre janë cinizmi, vështirësitë e përqendrimit dhe mungesa e kujtesës, por edhe lodhja e vazhdueshme dhe përgjumja e ditës.

Hulumtimet zbulojnë mënyra efektive për të ndihmuar mendjen të ruajë rininë e saj. Ndër to janë një dietë e ekuilibruar sipas modelit mesdhetar, ushtrimet me ecje si opsion i përditshëm, miqtë, por edhe një qëndrim pozitiv dhe optimist ndaj jetës./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy