Varianti Delta po bllokon zhvillimin e turizmit në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Varianti Delta po bllokon zhvillimin e turizmit në Europë

Ndonësë të gjithë po parashikonin  një verë pa masa dhe me udhëtime, në rrugën e Europës po dalin disa pengesa.

Shfaqja e një lloji më ngjitës të koronavirusit dhe ndryshimi i vazhdueshëm i kufizimeve në udhëtimet ndërkombëtare po dëmtojnë linjat ajrore dhe hotelet.

Indeksi i Udhëtimeve dhe Kohërave të Lehta të Stoxx ra me  7% që nga kulmi i tij në Prill, duke e bërë atë një nga sektorët me performancën më të keqe të tre muajve të fundit.

Spas analistëve, një relaksim i rregullave nga një vend, pasohet me shpejtësi nga një shtrëngim në një tjetër, duke i lënë udhëtarët në rrezik të mbeten të izoluar në një hotel jashtë shtetit me vetëm një telekomandë TV në dorë.

Advertisement

Ndërsa kompanitë europiane të udhëtimit po shohin një ngritje të kërkesës krahasuar me vitin e kaluar, kur vendet ende po i frikësoheshin fillimit të pandemisë, ata mezi po arrijnë parashikimet  e investitorëve për një bum veror. Kjo është në kontrast të plotë me SHBA, ku linjat ajrore po përplasen për mungesë stafi dhe volum të lartë pune.

Shefi ekzekutiv i Ryanair Holdings Plc Michael O’Leary këtë javë tha se rezervimet po rimëkëmbeshin fuqishëm midis vendeve europiane, por po ngecin  në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ku nuk dihet kohëzgjatja e kufizimeve. Që nga 20 qershori, fluturimet në Europë ishin akoma në gjysmën e vitit 2019 dhe shitjet neto ndërkombëtare ishin 77% më të ulëta.

“Është e vështirë të thuash nëse vaksinat do të mbrojnë sektorin e udhëtimeve nga rrëshqitja në një depresion të ri ekonomik, por fluksi i lajmeve i detyron investitorët të rikthejnë parashikimet e tyre të rimëkëmbjes”, tha Ipek Ozkardeskaya, analist i lartë në Swissquote Bank.

Masat kufizuese për udhërime  midis Brtianisë së Madhe dhe Europës, nga ku vijnë të ardhura të mëdha nga turizmi, po shqetëson investitorët. Kufizime për Mbretërinë  e Bashkuar po vendos edhe Spanja me Portugalinë.

Advertisement

“Sezoni i verës po ul fitimet për linjat ajrore dhe përplasjet e vazhdueshme në rregulloret mbi karantinat dhe testimet nuk inkurajojnë udhëtarët e ardhshëm për të planifikuar pushime,” tha Josh Mahony, analist i lartë i tregut në IG Group.

“Një ngritje e numrit të  rasteve me Delta, mund të çojë në vonesa të mëtejshme, duke kërcënuar potencialisht sezonin e turizmit veror, të cilin ekonomistët tanë e shohin si një faktor kryesor mbështetës për rritjen e ekonomisë së Europës gjatë tremujorit të ardhshëm”, – u shprehën zëdhënsit  nga linjat ajrore europiane.(Bloomberg, gazeta “SI”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy