VIDEO/ Gjirokastra, qyteti i oshafit dhe qifqive!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Gjirokastra, qyteti i oshafit dhe qifqive!

Ketë emision, Rudina Xhunga, tregon se ia kushton gjyshërve gjirokastritë.

Atyre që gatuan dhe e trashëguan traditën te mbesat, derisa tradita u kthye në markë dhe ushqimet unike gjirokastrite tani sjellin turistë në Gjirokastër.

Gjirokastra, qyteti i oshafit dhe qifqive!

Advertisement

Gjirokastra, qyteti i oshafit dhe qifqive!

Qifqitë janë qofte tipike Gjirokastre. Bëhen në tiganë enkas për to. Vetë tiganët e qifqive janë objekte të trashëgimisë kulturore. Ato trashëgohen nga gjyshja te nëna e te mbesa dhe pajë pas paje, gatuajnë qoftet unike të orizit, që i ka vetëm Gjirokastra. Turistët i kanë një prej atraksioneve gastronomike dhe i gjen tanimë në çdo menu restoranti të qytetit plot turistë.

Gjirokastra, qyteti i oshafit dhe qifqive!

Oshafi është ëmbëlsire gjyshesh gjirokastre. Ato e gatuanin në shtëpi dhe ia treguan sekretin vajzave, derisa nga ëmbëlsire për miqtë në shtëpi, u shndërrua në ëmbëlsire për miqtë në restorante. Tani nuk ka turist, mik e të ardhur që nuk njeh oshafin, të cilin po e hëngre njëherë e kërkon ngaherë, vetëm se pasi ta bësh do marrësh çatitë me vrap qe ta tresësh.

Advertisement

Gjirokastra, qyteti i oshafit dhe qifqive!

Se tradita që kthehet në markë, ka sheqer, por ka dhe kujtime, dashuri fëmijërie, ka emra gjyshesh, ka mall dhe trashëgimi që të bën nostalgjik, por të bën edhe të pasur, nëse e kthen ne biznes./dritare.net

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy