VIDEO/ Sapo ishte bërë baba, këngëtari 30-vjeçar humb jetën në mes të skenës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Sapo ishte bërë baba, këngëtari 30-vjeçar humb jetën në mes të skenës

Këngëtari brazilian Pedro Henrique  ka humbur jetën pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance të mërkurën.

30-vjeçari po performonte një nga këngët e tij kur papritmas u rrëzua para turmës.

Të pranishmit nxituan menjëherë për të ndihmuar, ndërsa turma e shikonte e tronditur.

Henrique u dërgua në spital, ku u konfirmua i vdekur.

Advertisement

Paraprakisht rezulton se këngëtari pësoi një atak në zemër.

Henrique la pas gruan, Suilan Barreto, dhe vajzën Zoe, e cila lindi më 19 tetor./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy