
Policia italiane ka lëshuar një alarm për shpërndarjen e një mesazhi që iu dërgohet përdoruesve të WhatsApp, përmbajtje e cila i fton të shkarkojnë “Green Pass”, duke iu kërkuar futjen e të dhënave bankare.
Duke klikuar në link, përdoruesit i kërkohet të fusë të dhënat personale ose bankare, me qëllim mashtrimin.
Advertisement
“Policia Postare rekomandon t’i kushtojë vëmendje të madhe linqeve që iu dërgohen në mesazhe dhe t’i hapë ato vetëm pasi të keni konstatuar vërtetësinë e burimit të origjinës. Mos i fusni asnjëherë të dhënat tuaja personale, veçanërisht të dhënat bankare. Çdo mesazh i dyshimtë duhet të raportohet në portalin e Policisë Postare “.