1-vjetori i Qendrës Tumo, Veliaj: “Ia ka vlejtur çdo energji për investimin!” Yuri Kim: “E frymëzuar nga talenti i të rinjve;

Pinterest LinkedIn Tumblr +
1-vjetori i Qendrës Tumo, Veliaj: “Ia ka vlejtur çdo energji për investimin!” Yuri Kim: “E frymëzuar nga talenti i të rinjve;

Qendra edukative “Tumo Tirana” mbushi një vit që kur u çel për herë të parë në Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi si një investim me vlerë për të ardhmen e të rinjve.

 

Në një aktivitet të organizuar për këtë rast, Veliaj vlerësoi punën një-vjeçare dhe vuri në dukje se janë mbi 1 mijë studentë sot që zbulojnë në këtë qendër risi teknologjike, artistike dhe sipërmarrëse.

 

Advertisement

“Përgjegjësia jonë sot është të projektojmë Tiranën e vitit 2050 dhe Tirana në vitin 2050 do të jetë si kjo sallë: Fytyra juaj do të jetë fytyra e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Kur e filluam, ishim shumë të vetmuar. Me dy drejtuesit e AADF-së në Tiranë dhe Majkëlli, i cili për shkak të pandemisë na ndiqte në distancë, na duhej më shumë ta besonim se sa të shihnim sepse s’kishte asgjë për të parë, në njëfarë mënyre vumë një bast dhe basti që vumë është investimi që kemi sot, që ia vlen. Ia ka vlejtur çdo qindarkë, çdo minutë, çdo sekondë dhe çdo energji që kemi shpenzuar për këtë projekt.”

Si një qendër edukative e themeluar nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit, ambasadorja Yuri Kim motivoi të rinjtë që të ecin me idetë dhe përpjekjet e tyre në fushën e inovacionit.

 

“Nëse do të isha në moshën tuaj, do të doja të isha shoqja juaj.Por, edhe në moshën që kam sot, sërish do të doja të isha pjesë e shoqërisë suaj, pasi dua të jem si ju! Nëse gjatë punës tuaj do keni momente kur nuk do ia dilni, apo do bëni diçka të gabuar, duhet ta dini se dështimi është një hap larg suksesit. Mendoni më shumë, përtej ambientit tuaj, përtej Tiranës, përtej Shqipërisë! Ju nuk jeni thjesht disa të rinj të këtij qyteti, apo të këtij vendi. Ju do të jeni një shkëndijë për botën, ndaj dua të them se jam shumë krenare për ju.”

Advertisement

Gjatë aktivitetit për 1-vjetorin e qendrës, të rinjtë ekspozuan projektet dhe ndanë përvojat e tyre.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy