10 vite “7pa5”/ Alma Çelaj: Fokusi tek informimi i qytetarëve për ç’ka ndodh në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
10 vite “7pa5”/ Alma Çelaj: Fokusi tek informimi i qytetarëve për ç’ka ndodh në vend

Dita në Vizion Plus nis me emisionin “7pa5”, moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, me autore Pranvera Borakaj. Me qëllim informimin e qytetarëve, por edhe trajtimin e çështjeve të ndryshme sociale e shëndetësore, e bën këtë emision mjaft të ndjekur dhe të pëlqyer nga teleshikuesit.

 

Alma Çelaj në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” tha se prej tre vitesh që ajo moderon “7pa5” e ka rritur atë më shumë profesionalisht me lidhjet live e shumë të ftuar çdo ditë.

 

Advertisement

7pa5″ është një rrugëtim i gjatë i nisur në 2013 moderuar nga disa figura profesioniste. Ky format ka qene kryesisht i fokusuar në aktualitetin e vendit tonë në formën informative, por ne e kemi zbutur pak. Qytetarët duan një gjë më të butë, sepse janë lodhur me halle. Unë kam tre vite këtu, dhe 7pa5 më ka testuar në live dhe në të ftuar dhe më ka bërë një gazetare më të mirë“, u shpreh Alma Çelaj, moderatore e formatit të mëngjesit në Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy