Ish-polici vritet pranë shtëpisë/ Sokol Çelaj dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-polici vritet pranë shtëpisë/ Sokol Çelaj dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje

Një atentat me armë zjarri tronditi pak para mesnatës së të enjtes Malësinë e Madhe.

Sokol Çelaj, 58-vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku në afërsi të banesës së tij në fshatin Reç. Çelaj ishte duke lëvizur me një makinë tip “Benz” me targa angleze së bashku me bashkëshorten, kur u qëllua nga një person i maskuar i cili i kishte zënë pritë.

Ekzekutori hapi zjarr në drejtim të mjetit 6 herë. Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë 58-vjeçari, ndërsa shpëtoi fatmirësisht gruaja e tij. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por nuk mundi dot të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Autori, sipas dëshmisë së dhënë nga ana e bashkëshortes së viktimës, ishte i maskuar dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Advertisement

Ende nuk dihet shkaku i kësaj vrasje, ndërsa dyshohet për hakmarrje. Kjo pasi Sokol Çelaj ka qenë ish efektiv policie. Ne vitin 1989, ai beri disa vite burg pasi vrau nje person. Ngjarje kjo e cilësuar aksidentale.

Prej shume vitesh Çelaj jetonte ne Angli, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy