103-vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Festime zyrtare në shtëpinë muze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
103-vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Festime zyrtare në shtëpinë muze

Lushnja sot është veshur kuq e zi dhe mirëpret të gjitha aktivitetet për nder të 103- vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar. Në këtë aktivitet marrin pjesë autoritetet më të larta vendore dhe qendrore si dhe nderon me pjesëmarrjen e tij dhe Presidenti i Republikes Bajram Begaj. Festimet zyrtare nisën në shtëpinë muze të Kongresit dhe u pasuan në Qendrën Kulturore “ Vaçe Zela”.

 

Në fjalen e tij përshëndetëse presidenti Begaj e ka cilësuar Kongresin e Lushnjës, vlerë të madhe për vendin sepse shpëtoi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe ekzistencën e saj si shtet.

 

Advertisement

Kongresi i Lushnjës, është një ngjarje me mjaft rëndësi historike për Shqipërinë, është një nga momentet kyçe ku u garantua sovraniteti i Shqipërisë, u riafirmua Pavarësia e Shqipërisë, e shpallur në vitin 1912, u garantua vetëqeverisja dhe mirëfunksionimi i shtetit shqiptar dhe po ashtu për herë të parë u aprovua Statuti i Lushnjës, i cili ishte dokumenti i parë, Kushtetuta e parë e miratuar nga delegatë mbarëkombëtarë,” theksoi Presidenti Begaj.

 

Ndërsa drejtuesi politik i Qarkut Taulant Balla e ka cilësuar një ngjarje madhore në historinë e Shqipërise .

 

Advertisement

Edhe pse kjo është një ngjarje kaq e rëndësishme historike , 21 Janari nuk është ditë feste zyrtare. Parlamenti shqiptar është shumë herë më i dobët sot se ai që u krijua 103 vjet më parë në Lushnje. Kështu është shprehur deputeti i Partise Demokratike , Saimir Korreshi. Në ditët më të vështira parlamentarët e parë i dolën për zot vendit, ndërsa sot këta burra nuk po zënë vendin e merituar në histori.

 

Ndërsa për kreun e PD Lushnje Eduart Sharka kjo festë u monopolizua dhe u bë festë partiake , pasi ne si opozite nuk ishim të ftuar në aktivitetet festive në nder të kësaj dite.

 

Advertisement

Kjo ditë duhet të ishte festë kombëtare, por nuk është, për fatin e keq dhe për turpin e atyre që drejtojnë shtetin shqiptar. Kështu është shprehur avokati Kujtim Cakrani , në festën e 103- vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit të Lushnjes. Ata burra që u mblodhen në atë shtëpi modeste dhe bën këtë akt madhështor sot nuk kanë as varre, është shprehur Cakrani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy