50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit/ Rama ironizon: Po flamuri i NATO-s ç’kërkon këtu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit/ Rama ironizon: Po flamuri i NATO-s ç’kërkon këtu

Kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij në Kongresin e Drejtshkrimit.

 

Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu ironitë, e kësaj here e kishte me flamurin e NATO-s, ku tha se nuk e kupton se përse ndodhet mes flamurit të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

 

Advertisement

 “Tre flamujt të qendrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njejtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha.

 

E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.

 

Rama më tej u shpreh se drejtshkrimi dhe gjuha e njesuar, është një process konsolidimi i frymës së një kombi.

 

Advertisement

 “Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, drejtshkrimi na duke se ka qenë gjithmonë aty. Sikur e kemi një mundësi që mund edhe ta shpërdorojmë, ta vëmë në pikëpyetje, ndërkohë që dua ta falenderoj akademinë për këtë konferencë e cila vlen për të kujtuar të kundërtën, se konsensusi gati unanim qe u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës, po të kesh parasysh se në ç’konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për tu njehsuar e për tu bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e shkruaj janë proces konsolidimi i frymës i gërmës së një kombi i qenies së një kombi”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy