11 persona nën akuzë për krime zgjedhore, 23 proçedime i kaluan SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
11 persona nën akuzë për krime zgjedhore, 23 proçedime i kaluan SPAK

11 persona janë vënë nën hetim nga prokuroria për krime zgjedhore.

 

Ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash mes të cilave ajo e shit – blerjes së votës dhe e falsifikimit të materialeve zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Advertisement

Sipas prokurorisë së përgjithshme, në total janë regjistruar 53 procedime, prej të cilave 23 i kanë kaluar për shqyrtim SPAK-ut.

 

Ndërkohë janë mbyllur hetimet për 7 çështje, ndërsa janë dërguar për gjykim pesë persona, tre prej të cilëve janë lënë në burg.

 

Advertisement

Në proces verifikimi nga ana e hetuesve janë dhe 41 denoncime të tjera të depozituara pranë organit të akuzës në rrethe.

 

Paditë më të shumta janë bërë kryesisht nga ana e Partisë Demokratike, LSI-së, por dhe subjekteve të tjera politike të cilat pretendojnë se ka pasur shkelje të ligjit gjatë procesit zgjedhor në shumë zona të vendit.

 

Advertisement

Hetimi i këtyre krimeve mbetet një nga prioritet kryesore për organin e akuzës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy