12 fshatra në Elbasan pa rrugë/ Mungesa e infrastrukturës izolon qindra banorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
12 fshatra në Elbasan pa rrugë/ Mungesa e infrastrukturës izolon qindra banorë

Aksi  Elbasan – Seltë – Zavalinë është në një gjendje të mjerueshme prej dekadash edhe pse është një aks jetesor për një numër të konsiderueshëm banorësh.

Transporti ketu bëhet ende me mjete rrethanore apo edhe me kafshë.

Banorët thonë se ndjehen të harruar nga pushteti i cili vazhdon të premtoj ndërhyrje por që deri tani nuk ka bere asgjë.

Advertisement

Shumë herë kanë ardhur, shumë herë e kanë lënë në vend, të pashtruar.

30 vjet, s’është bërë fare, fare.

Po nuk e shtroi qeveria, kush do ta shtrojë, ne fshatarët?

Advertisement

Duke qenë se zona është malore edhe reshjet e dëborës janë të vazhdueshme, gjatë dimrit banorët shpes izolohen për shkak të rrugës.

Rrugë e vështirë është tani gjatë dimrit, por çfarë të bësh.

Kështu do të ngelet, as është gatitur, as do të gatitet ndonjëherë. Nuk vë njeri dorë, s’ka shtet.

Advertisement

Janë rreth 12 fshatra të 6 njësive administrative  që e përdorin këtë aks dhe që kanë potencial për të zhvilluar turizmin malor, por mungesa e infrastruktures ka bërë që të mbeten në harresë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy